Nga: Jon Sopel / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com
Oh, Zot. Cili ishte reagimi juaj kur dëgjuat që qeveria e ShBA-së po diskutonte informacion të klasifikuar ushtarak në një bisedë në një aplikacion? Ndoshta nuk është reagimi më i denjë, por unë qesha; qesha me një të qeshur të pabesueshme, të hutuar. Dua të them, nga të gjithë njerëzit në botë që mund të shtosh gabimisht në një grup në Signal, për sulmet në Jemen, ti zgjedh kryeredaktorin e revistës The Atlantic, një botim tejet kritik ndaj administratës Trump. Dhe, jo vetëm kaq – Jeffrey Goldberg është një njohës i shkëlqyer i çështjeve të sigurisë kombëtare.
Lindin kaq shumë pyetje. Nëse ke ndonjë njohuri për mënyrën se si trajtohet informacioni konfidencial në ShBA, e di që kjo gjë nuk duhet të ndodhë kurrsesi. Sigurisht, ka raste kur rrjedhin informacionet, dhe më poshtë do të shkruaj për një ngjarje kur një informacion për një sulm ushtarak është bartur tek unë gjatë mandatit të parë të Trumpit. Por, të shtosh një gazetar në një zinxhir të tillë komunikimi? E paimagjinueshme.
Fol me politikanë amerikanë dhe do të të tregojnë se kanë hyrë në një SCIF (ambient për informacion të ndjeshëm të ndarë në sektorë), për t’u informuar për çështje të ndjeshme. Është një zyrë brenda një zyre, ku nuk lejohet asnjë pajisje celulare dhe ku nuk depërton sinjali telefonik apo për përgjim. Pikërisht aty duhet të komunikohet informacioni më konfidencial.
Por, ja ku jemi: në një platformë komerciale mesazhesh, nënkryetari, këshilltari për Sigurinë Kombëtare, sekretari i Shtetit, sekretari i Mbrojtjes, shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe sekretari i Thesarit po ndanin pa problem informacione tepër të klasifikuara për sulmet në Jemen – me një gazetar.
Kur historia e Goldbergut doli në dritë, reagimet ishin të parashikueshme. Donald Trump tha se nuk dinte asgjë për këtë çështje kur u përball me gazetarët. Ndërsa, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shpërtheu – gazetarin në fjalë e quajti gënjeshtar të pabesueshëm. Sikur të bëhej fjalë për një gazetar më pak të besueshëm, kjo histori mund të kishte pasoja shumë më të rënda për administratën. Goldberg vetë hoqi pjesët më delikate operative nga artikulli i tij, në shenjë respekti për rëndësinë e sigurisë kombëtare.
Duke lexuar artikullin e plotë në The Atlantic, të mbeten edhe disa përshtypje të tjera. Është lehtësia, për të mos thënë papërgjegjshmëria e këtyre shkëmbimeve. Përdorim të shumta të simboleve [emoji] për të diskutuar rreth sulmeve ndaj hutëve që lanë mbi 50 të vdekur – e dini për çfarë bëhet fjalë: simboli i bicepsit, zjarrit, duart duke u lutur, yjet dhe vijat e flamurit amerikan etj.
Por, ajo që bie më shumë në sy – dhe jam i sigurt se kjo është përshtypja në Paris, Berlin, Romë dhe Londër – është përbuzja e hapur ndaj Evropës që derdhet nga këto mesazhe në Signal. JD Vance pyet pse ShBA-ja po angazhohet për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq, kur tregtia amerikane përmes Kanalit të Suezit është minimale – vetëm tre për qind, krahasuar me 40 për qind për evropianët.
Kur Hegsethi përgjigjet se ky veprim po jep një mesazh të rëndësishëm për hutët dhe për botën, Vance thotë: “Nëse mendon se duhet ta bëjmë, hajde ta bëjmë. Thjesht më neverit fakti që po e nxjerrim Evropën nga balta përsëri”.
Dhe, kjo është një pikëpamje që Hegsethi e përqafon plotësisht. “E ndaj plotësisht neverinë tënde për parazitët evropianë. Janë patetikë”.
A duhet t’ua kujtoj se i vetmi shtet që ka aktivizuar Nenin 5 të Traktatit të NATO-s (ku një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve) ka qenë ShBA-ja pas 11 Shtatorit – dhe pastaj vendet evropiane u mobilizuan për të ndihmuar amerikanët në Afganistan. Më pas, brenda një grupi të ngushtë drejtuesish, u diskutua nëse duhej dërguar një faturë për këtë ndërhyrje ushtarake në adresë të Evropës.
Duke parë deklaratat publike, ndoshta nuk duhet të habitemi nga ky armiqësim. Por, kur JD Vance mbanë një fjalim në Munih – siç bëri në konferencën për siguri – nuk duhet të befasohemi. Është një performancë; një mënyrë për të dërguar një mesazh. Por, kur sheh se çfarë thonë në biseda private, e kupton përçmimin e madh që kanë për ne evropianët.
Gjithashtu, pjesa më e rëndësishme e “marrëdhënies së veçantë” mes ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar është ndarja e informacionit të inteligjencës. Jam i sigurt që ka njerëz në MI6 apo GCHQ që po pyesin veten nëse është koha për të rishikuar se sa e besueshme është pala amerikane në këto çështje.
Por, duket se nuk do të ndodhë asgjë. Trumpi thotë se ka besim te ekipi i tij i sigurisë kombëtare. Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Gjatë administratës së parë të Trumpit, unë mora një informacion se ShBA-ja do të ndërmerrte sulme ushtarake ndaj Sirisë, për shkak të përdorimit të armëve kimike. Ishte pasdite e së premtes. Më thanë se edhe Franca dhe Britania do të merrnin pjesë në sulmet ajrore. Ato do të ndodhnin atë mbrëmje dhe në orën 21:00 presidenti do t’i drejtohej kombit nga Shtëpia e Bardhë.
E publikova këtë informacion në atë që atëherë ishte Twitter, duke cituar një burim të besueshëm. Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë menjëherë postimin tim dhe u tha gazetarëve që të shkonin e të shijonin mbrëmjen e së premtes. Por, siç ndodhi, sulmet u kryen dhe presidenti mbajti fjalimin televiziv fiks në orën 21:00 – dhe më duhet ta them, me shumë lehtësim nga ana ime; do të ishte një lajm shumë i keq për të qenë i gabuar.
Tri ditë më vonë, pashë në iPhone-in tim se kisha një mesazh nga burimi im. Por, ndonëse mund ta shihja përmes ekranit, nuk mund ta hapja kur hyra te mesazhet. E telefonova informatorin tim, dhe ai më tha se i kishte ndodhur e njëjta gjë: kishte një mesazh nga unë që nuk mund ta hapte. Këshilla nga ata që kuptojnë ishte se telefonat tanë ishin hakuar dhe se duhej të çmontoheshin dhe të rindërtoheshin.
Përfundimi ishte se dikush nga administrata amerikane ishte i interesuar të zbulonte se kush ishte burimi im. Dhe, kjo ishte bërë nga dikush që dinte si ta bënte këtë.
Por, kjo ndodhi gjatë administratës së parë të Trumpit. E dini ju, ajo që thuhej se ishte kaotike, ku gjithçka ishte një rrëmujë e përditshme. Jo si kjo administrata aktuale, ku thuhet se ka një përqendrim të përpiktë, profesionalizëm dhe organizim që s’është parë ndonjëherë më parë.
Mund të më kishit mashtruar lehtësisht!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk kam parë kurrë masa të tilla shtypëse në Stamboll: Demokracia e Turqisë po lufton për të mbijetuar

Ne, në Turqi, po i tregojmë botës se si sfidohet një udhëheqës i pandjeshëm dhe autoritar

Ndërsa bisedimet për paqen në Ukrainë vazhdojnë, Putini është ai që mban të gjitha kartat në dorë

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler