Turqit që u përpoqën të blinin iPhone dhe pajisje të tjera elektronike në internet morën mesazhe për një gabim sot në internet.
Nuk ishte në dispozicion as faqja lokale e kompanisë Apple, pasi rënia historike e lirës prej 15 për qind shkaktoi kaos në çmime.
Monedha turke sot rrëshqiti sërish drejt një niveli të ri rekord, i ndikuar nga frika për pasoja më të gjera ekonomike, pas rënies së djeshme. Që nga fillimi i këtij viti, lira ka humbur 43 për qind të vlerës së saj gjersa vetëm këtë javë ka rënë për më shumë se 22 për qind, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë, çmimet e mallrave vendase në Turqi kanë rënë në krahasim me çmimet e krahasueshme në vendet e tjera, me shitësit turq që luftojnë për të mbajtur ritmin me rregullimet e çmimeve për shkak të trazirave në treg.
Shitjet e shumicës së produkteve në faqen turke të Apple janë pezulluar gjersa faqja kryesore shkruan se “aktualisht e padisponueshme”, duke shtuar se një zëdhënës i Apple në Turqi nuk ishte i disponueshëm për koment.
Çmimet e telefonave dhe kompjuterëve janë rreth 10 për qind nën çmimet e brendshme në SHBA pas zhvlerësimit të papritur të lirës.
Një përfaqësues i shitjeve në një dyqan Apple në Stamboll thotë se njerëzit i shohin pajisjet elektronike si një investim.
Blerësit turq janë grumbulluar drejt markave të importuara në treg, kryesisht elektronikë dhe kozmetikë, tha një zyrtar i një kompanie turke të tregtisë elektronike.
Rënia e lirës po ndodh në prag të shitjes së të Premtes së Zezë dhe fillimit të zbritjeve të Vitit të Ri dhe mes konsumatorëve po përflitet se disa mallra konsumi nuk do të jenë në dispozicion ose do të përballen me rritje të madhe çmimesh. shkruan agjencia britanike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Relaksohuni me "ringjalljen" e konzollës Super Nintendo
Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni - kontrolloni nëse është në këtë listë
Twitter rikthehet në internet pas ndërprerjes që goditi mijëra persona
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre