Kaos në sallën e gjyqit, familjarët e gruas së vrarë sulmojnë të dyshuarin gjatë seancës dëgjimore në New Mexico

Një situatë kaotike u krijuar në sallën e gjykatës në New Mexico, pasi familjarët e një gruaje të vrarë iu vërsulën vrasësit.
Dhuna shpërtheu kur Carlos Lucero, 40-vjeç dhe Pete Ysasi, 51, kërcyen rrethojat në gjykatën e Bernalillos dhe iu vërsulën të dyshuarit për vrasjen Alexander Segura Ortiz, 21-vjeç, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin dramatik, kur Lucero vrapon me shpejtësi në drejtim të Ortizit derisa polici tenton ta mbrojë vrasësin.
Derisa Lucero, Ortiz dhe polici orvaten nëpër dysheme, Ysasi i bashkohet këtij sulmi. Anëtarët e tjerë të familjes dhe policia tentojnë t’i qetësojnë – gjë që rezultoi me eskalim të mëtutjeshëm të situatës.
Por krejt në fund situata qetësohet kur polici nxjerr revolen elektrike, dhe futen policë tjerë për t’i prangosur pjesëmarrësit në sulm.
“Ka vrarë mbesën time si frikacak”, i thotë Lucero policisë - duke iu referuar Ortizit dhe arrestimit të tij. /Telegrafi/
































