Kaos në kalanë e Beogradit - turistët qëllohen me gurë, grupi kërcënohet edhe me thikë

Një skenë e pakëndshme është regjistruar dje në Kalemegdan të Beogradit, kur një grup turistësh është sulmuar nga një person, për të cilët thuhet se janë të njohur nga më parë, dhe të cilët i kanë goditur me gurë! Një udhërrëfyes turistik madje është kërcënuar me thikë.
Një udhërrëfyes turistik, i cili ka pasur një përvojë të pakëndshme me grupin e xhepistëve në kalanë e Beogradit, ka publikuar një video të regjistruar pikërisht në Kalemegdan, gjatë një përballjeje me një grup burrash.
Në video shihet qartë momenti kur një person nga ai grup hedh një gur në drejtim të autorit të videos, raporton nova.rs.
Videoja është publikuar edhe në Facebook, së bashku me një apel drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme që të reagojë ndaj këtij fenomeni gjithnjë e më të shpeshtë.
"Xhepistët dje gjatë një vizite turistike në Kalemegdan disa herë hodhën gurë drejt turistëve dhe i kërcënuan me thikë kolegun tonë, një udhërrëfyes turistik. Dhe kjo nuk është hera e parë! Dhunuesit që shihen në video njihen si nga policia, ashtu edhe nga udhërrëfyesit. Pavarësisht provave për vjedhje dhe denoncimeve pothuajse të përditshme për xhepistë, hapësira e madhe e Kalasë së Beogradit dhe Kalemegdanit nuk ka asnjë shërbim që të garantojë sigurinë për të gjithë në çdo moment", thuhet në video.
"Kjo është një pamje e shëmtuar e Beogradit, i cili po përpiqet të afirmohet si një destinacion turistik i sigurt. Udhërrëfyesit turistikë janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar në përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe aktualisht nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të mbrohen vetë në situata të tilla", përfundoi mesazh. /Telegrafi/

















































