Fituesi i çmimit “Grammy”, Kanye West shfaqi stilin e tij të çuditshëm, ndërsa rrotullohej rreth fëmijës së tij më të vogël – djalit katër vjeçar Psalm – në një në një parking biçikletash në Los Angeles të dielën.
Reperi i cili mbush 46 vjeç këtë të enjte – kishte veshur një bluzë të zezë me zgjerime masive te shpatullat, të cilat ishin të zbukuruara me fjalën gjermane për policinë, dhe një palë dollakë me çorape me rripa.
Bashkë me Kanyen ishte arkitektja e markës së tij “Yeezy”, Bianca Censori me të cilën thuhet se është martuar së fundmi, shkruan DailyMail.
Arkitektja ishte e veshur me një fustan të zi dhe e mbuluar thuajse nga koka deri te këmbët.
Të ashtuquajturit të porsamartuar thuhet se nuk kanë marrë kurrë një licencë të vërtetë martese, por, deri më 19 maj, 28-vjeçarja australiane këmbënguli përmes TikTok-ut se ajo ishte definitivisht ‘e martuar’.
Kanye dhe Censori po marrin me qira një apartament në vlerë 20 mijë dollarë (18,700 euro) në muaj me dy dhoma gjumi në Hollywoodin Perëndimor.
Apartamenti ka një “portier sigurie 24-orësh, shërbëtor, kinema private, pishinë të nxehtë dhe kafene në çati” – sipas tabloidit britanik The Sun.
Ylli i muzikës hip-hop i lindur në Atlanta është gjithashtu baba i tre fëmijëve më të mëdhenj – vajzës North, që mbush 10 vjeç më 15 qershor; djalit Saint, shtatë vjeç; dhe vajzës Chicago, pesë vjeçe – nga martesa e tij gjashtëvjeçare me yllin Kim Kardashian.
Në nëntor, Kanye dhe Kim më në fund zgjodhën çështjen e divorcit dhe marrëveshjen e kujdestarisë 80/20, e cila kërkon që ai t’i paguajë asaj 200 mijë dollarë (187 mijë euro) në muaj si mbështetje për fëmijët.
“Unë me të vërtetë besoj se një ditë, fëmijët e mi do të vlerësojnë heshtjen time, mirëkuptimin dhe hirësinë time, dhe unë do të përpiqem t’i mbaj të bashkuar në çdo kohë”, rrëfeu Kim gjatë episodit të së enjtes së kaluar të “The Kardashians”.
Kardashian shtoi: “Është ndjesia më e vështirë të shikosh dikë që e doje vërtet, dhe me të cilin ke një familje të jetë kaq ndryshe nga ajo që dinit”.
Kanye West aktualisht po përballet me një padi civile të ngritur në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angelesit nga tre mësues – Timanii Meeks, Cecilia Hailey dhe Chekarey Byers – të cilët u pushuan nga shkolla e tij problematike “Donda Academy”.
Dhe të enjten e kaluar, fotografi Nichol Lechmanik ngriti një padi civile kundër tij për sulm, bateri dhe neglizhencë për një incident të 27 janarit, ku ai u filmua duke hedhur telefonin e tij në rrugë, gjë që dëmtoi kutinë prej 30 dollarësh (28 euro). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë