Rep-artisti Kanye West, thotë se nuk e ka problem nëse Kim Kardashian divorcohet prej tij, pas disa të pathënave që i deklaroi në tubimin e parë presidencial në South Carolina.

Gjatë fjalimit së tij, 43-vjeçari kishte treguar se ai dhe Kim kishin menduar ta abortonin vajzën e tyre, North, që tashmë është 7 vjeçare, shkruan Daily Mail.


Një gjë e tillë vjen dy javë pasi ai kandidoi për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

30953816 8539513 His first rally Kanye West has said he is at peace if wife Kim K m 25 1595235537700

Ndërkaq, ai thotë se në vitin 2013, çifti kishte qenë në mëdyshje për fëmijën e tyre, ndërsa shton se ishte në gjendje ta vriste vajzën e tij.

“E dashura ime më kontaktoi duke bërtitur, ajo tha se është shtatzënë”, kishte thënë ai.

30953886 8539513 Claims During his wild speech the rapper 43 revealed that he and m 27 1595235547397

Ndërsa kishin shqyrtuar mundësitë, West tregoi se ata kishin vendosur të mbanin North, pasi sipas tij Zoti i kishte dërguar një mesazh derisa ishte duke punuar laptop në Paris.

“Kim kishte pilulat në duar. Ekrani i laptopit u bë bardh e zi dhe Zoti më tha, nëse përzihesh në visionin tim, atëherë edhe un do përzihem në tëndin. E kontaktova të dashurën dhe i thash se do ta mbajmë fëmijën”, shtoi ai.

30967514 8539513 image a 24 1595234106629

Në fund të deklaratës, Kanye u shpreh se nuk e ka problem nëse bashkëshortja e tij, Kim do të divorcohet pas këtyre fjalëve, pasi North tashmë është në jetë. /Telegrafi/