Kanosi një person në Fushë Kosovë, konfiskohet një pistolet dhe municion

Një person është arrestuar pasi ka kanosur një tjetër në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 21.03.2026 rreth orës 22:30, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në dy vendbanime të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një DVR, një telefon celular, një pistoletë me tre karikatorë me 50 copë fishekë (pistoleta me leje) dhe një karikator i një arme tjetër.
"Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kanosur viktimën. Me 22.03.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në dy vendbanime të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një DVR, një telefon celular, një pistoletë me tre karikatorë me 50 copë fishekë (pistoleta me leje) dhe një karikator i një arme tjetër", thuhet në raport.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/





















































