LAJMI I FUNDIT:

Kanosën një person, gjykata i obligon dy të pandehurit që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit

Kanosën një person, gjykata i obligon dy të pandehurit që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M dhe A.S për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Kanosje.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurve u është ndaluar që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit A.A.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M dhe A.S e ka refuzuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e ndalimit për të ju afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaj për secilin veç e veç, e cila masë do ti llogaritet prej datës 24.05.2022 deri me datë 24.06.2022. Të pandehurit B.M dhe A.S obligohen që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit A. A”, thuhet në komunikatën për media.


Gjykata tutje thotë se mund ta caktojë masën më të rëndë – paraburgimin nëse të pandehurit në fjalë nuk e respektojnë masën e shqiptuar në aktvendim.

“Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Kalo në kategori