Në vend janë shtuar zërat që kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare. Të gatshëm për të hyrë në procesin zgjedhor janë shprehur vetë pozita dhe po ashtu partitë opozitare.
Qeveria Kurti tashmë ka hyrë në vitin e katërt qeverisës, derisa kundërshtarët politikë vlerësojnë se tashmë është koha për një qeveri të re.
Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka njoftuar zyrtarisht se Bedri Hamza është kandidati i tyre për kryeministër.
Hamza aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës.
Analisti politik, Dritëro Arifi, ka komentuar kandidaturën e Hamzës, derisa thotë së PDK ka zgjedhur atë për të pasur më shumë fokus në tema ekonomike.
Për Telegrafin, Arifi thotë se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme varet nga partia në pushtet, LVV.
“Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme apo të rregullta, kjo gjithsesi do të varet nga partia në pushtet. Kjo gjithçka varet nga Vetëvendosje nëse dëshirojnë atëherë t’i shkojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, apa eventualisht në zgjedhjet e rregullta”, u shpreh ai.
Arifi tha se është e drejtë e secilit të kandidojë për kryeministër, pavarësisht asaj që është kryetar komune.
“Pra, sa i përket zgjedhjes së kandidatit nga Partia Demokratike, po absolutisht është e drejtë e secilës parti dhe kryetar komune me kandidu për kryetar, mandej janë procedurat tjera se a do të zgjidhet apo jo, kjo varet nga rezultati zgjedhor. Bindja ime është që PDK ka zgjedhur një kandidat më qëllim që më shumë të fokusohet në temat ekonomike, ku aty është edhe profesionist zotëri Bedri Hamza”, tha ai derisa shtoi se LVV po dëshiron të orientohet më shumë nga çështjet politike.

Tutje, Arifi tha se pushteti po dëshiron të shkojë në zgjedhje, por jo të dorëzohet.
“Është e vështirë të thuhet se cilin muaj do të mbahen zgjedhjet, por ajo është e rëndësishme është që pushteti në një farë forme po dëshiron të shkojë në zgjedhje, por jo të dorëzohet në publik. Pra, të ketë një kompromis me partitë opozitare që të shkojnë në zgjedhje me një farë mirëkuptimi”, u shpreh ai.
Sipas analistit Arifi, Qeveria po dëshiron të evitoj të zbatojë planin franko-gjerman tani, dhe se zbatimin e marrëveshjes ta bëjë pas zgjedhjeve të reja.
Çështja e zgjedhjeve është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës, ku neni 4 te Data e Shpalljes së Zgjedhjeve thotë se: Pas konsultimit me partitë politike, Presidenti i Kosovës cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Tutje, në Kushtetutë bëhet e qartë se Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës mbahen në ditën e diel çdo katër vjet.
Zgjedhjet nuk mbahen më herët se gjashtëdhjetë ditë dhe mbahen në jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit.
Sipas kompetencave të Presidentit të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi i Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më herët se gjashtë dhe jo më vonë se katër muaj para datës së zgjedhjeve. Vendimi përmban datën e zgjedhjeve.
Kuvendi i Kosovës zgjidhet për një mandat katër vjeçar, i cili fillon që nga dita e seancës konstitutive e cila mbahet brenda tridhjetë ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve.
Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti jo me vonë se dhjetë ditë pas shpërndarjes.
Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë ditë dhe me vonë se dyzetë e pesë ditë pas shpërndarjes.
Zgjedhjet e parakohshme rregullohen nga ligjet dhe rregullat e njëjta të KQZ-së sikurse edhe zgjedhjet tjera, përveç se KQZ-ja mund të ndryshojë afatet kohore sipas nevojës në pajtim me rrethanat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame