Burri i martuar Maajid Nawaz, ka kërkuar dy vende sekrete në klubin e striptizit në Londrën Lindore.

Babai i një fëmije, i cili e quan veten mbrojtës i të drejtave të grave, është përfshirë së skandalin seksual teksa ka fërkuar një kërcimtare dhe i ka kërkuar asaj për favore seksuale.


“Ai i kërkoi balerinës ta prekte. Dhe ai e prekte atë gjithashtu. Biseda e tyre vazhdoi dhe ai nuk e lëshonte duke i kërkuar numrin dhe që të dilte me të”, ka treguar një banakier i klubit.

Pretendenti për në partinë Demokratike Liberale, 37­vjeçari Nawaz është një figurë e njohur për komunitetin mysliman dhe anti­ekstremizmin.

I ftuar në një emision në BBC News ai pati deklaruar: “E konsideroj veten një feminist, nuk është nevoja të jesh grua që të mbrosh të drejtat e grave”