Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë në mbarë botën. Këtij i paraprin neoplazia intraepiteliale cervikale e shkallës së lartë (CIN 2/3)
Dr. Mirvete Aliu – Shabani,
gjinekologe dhe obstetër
Tel. 044 800 852
Diagnoza dhe trajtimi i hershëm i këtyre lezioneve mund të parandalojë zhvillimin e karcinomës, sidomos vetëdijesimi i gruas për rëndësinë e PAP-testit me qëllim të zbulimit sa më të hershëm të kësaj diagnoze bënë që incidenca dhe vdekshmëria nga kjo sëmundje të jetë më e vogël.
Shkaku i zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës dhe lezioneve paraardhëse të tij pothuaj gjithmonë është virusi papilloma human HPV me nëntipet me rrezikshmëri më të lartë të tij. Mirëpo, edhe mungesa e imunitetit, multipariteti (partnerët e ndryshëm seksual), pirja e duhanit, që nuk kanë aspak të bëjnë me HPV, mund të jenë shkaktarë të kancerit të cerviksit.
Kjo sëmundje mund të parandalohet, janë dy mënyra:
Parandalimi primar: Vaksinimi HPV për fëmijët dhe adoleshentët e moshës nëntë vjeç e lart, redukton ndjeshëm rrezikun e infektimit me këtë virus që shkakton lezione prekanceroze në membranën mukoze të qafës së mitrës.
Ky vaksinim rekomandohet edhe për djem të së njëjtës moshë, sepse meshkujt e infektuar me HPV mund t’i infektojnë partneret e tyre, por edhe vet janë të rrezikuar nga disa lloje të kancerit.
Parandalimi sekondar ka të bëjë me zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës që, siç e cekëm më lartë, mund të bëhet përmes vizitave të rregullta gjinekologjike dhe PAP-testit.
Është me rëndësi për pacientet ta kuptojnë që kanceri i qafës së mitrës nuk duhet të ngatërrohet me kancerin e trupit të mitrës. Ky i fundit prek mukozën në pjesën e sipërme të mitrës që mjekët e quajnë kancer i endometriumit. Këto janë lloje të ndryshme të kancerit që, jo vetëm që shkaku dhe shpërndarja në trup iu ndryshon, por edhe terapia është e ndryshme.
Kanceri i qafës së mitrës zakonisht shfaqet në zonën e mukozës së vagjinës apo të kanalit të qafës së mitrës.
Mukoza e vagjinës dhe ajo e kanalit të qafës së mitrës ndryshojnë, kështu që, varësisht cila zonë atakohet, bëjmë edhe ndarjen e llojeve të kancerit, që mund të jetë:
Karcinoma e qelizave skuamoze: Indi mbulues është epitel skuamoz, prandaj mjekët i quajnë kështu; preken 7 deri në 8 nga 10 paciente me kancer të qafës së mitrës.
Adenokarcinoma: Tumoret nga indi i gjëndrave quhen adenokarcinoma. Kjo prek rreth 2 nga 10 pacientë.
Llojet e tjera të tumorit: Mjekët rrallë gjejnë një lloj tjetër tumori, për shembull një përzierje të qelizave skuamoze dhe adenokarcinomës ose një tumor neuroendokrin.
Mosha mesatare në fillim kur ky kancer zbulohet është rreth 53 vjeç. Megjithatë, mjekët shpesh zbulojnë lezione prekanceroze dhe karcinoma ‘in situ’ përmes PAP-testit tek gratë midis moshës 35 dhe 40 vjeç.
Kanceri i qafës së mitrës në fazat e hershme të tij është lehtë për t’u trajtuar.
Rrjedha e sëmundjes dhe shanset e shërimit për pacientët varen kryesisht nga faktorët e mëposhtëm:
Faza e tumorit, d.m.th. sa larg dhe ku është përhapur tumori.
Madhësia e tumorit
Përhapja e tumorit: në nyjet limfatike të komblikut dhe në enët e gjakut
Operimi i kompletuar: largimi i tërësishëm i indit të sëmurë dhe terapia adekuate postoperative.
Çfarë duhet bërë kur terapia aktuale përfundon?
Për shumicën e pacienteve me kancer të qafës së mitrës, trajtimi vazhdon me takime të rregullta me mjekun ose klinikë:
▪ Në 3 vitet e para, ekzaminimet vijuese bëhen çdo 3 muaj.
▪ Në vitet e 4-të dhe të 5-të, pacientet duhet të shkojnë në vizitë çdo 6 muaj.
▪ Nga viti i 6-të e tutje, 1 kontroll i rregullt në vit është mjaftueshëm për shumicën e grave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet