Jocelyne Larocque ka refuzuar ta mbaj medaljen e argjendtë olimpike pasi Kanadaja humbi në finale nga SHBA-të në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018 që po mbahen në Kore të Jugut.   

Një lojtare e ekipi të femrave kanadeze të hokejit nuk pranoi të mbante medaljen e saj të argjendtë pasi ekipi kombëtar humbi ndaj rivalëve të SHBA-ve në finalen olimpike.


Jocelyne Larocque

Jocelyne Larocque e mori medaljen, por e largoi dhe nuk e mbajti në qafë gjatë ceremonisë në Pyeongchang vetëm pak sekonda pasi një zyrtar i dha asaj.

Jocelyne Larocque. 1

29-vjeçarja dhe shoqet e saj e humbën të artën ndaj SHBA-ve të enjten në një ndeshje dramatike.

canada 1

Kjo humbje i dha fund një serie prej katër medaljesh të arta në katër lojërat e fundit olimpike.

Ekipi amerikan festoi gëzimin e medaljes së artë dhe përfundoi mjerimin 20-vjeçar olimpik kundër Kanadasë në përplasjen më të paraparë të Lojërave të Dimrit.

USA

Ata mbajtën nervat e tyre dhe fituan ndeshjen dramatike në vazhdime pasi ndeshja përfundoi 2-2 në kohën e rregullt.

Gjesti i Larocque u prit mjaft mirë nga kanadezët të cilët e lavdëruar për karakterin e fortë, ndërsa amerikanët e cilësuan si një turp refuzimin e mbajtjes së medaljes në qafë. /Telegrafi/

https://twitter.com/JPrusia/status/966585916780290048

telegrafi sport app