LAJMI I FUNDIT:

Kampioni te hendbollistet vendoset mes Istogut dhe Ferizajt

Kampioni te hendbollistet vendoset mes Istogut dhe Ferizajt
(Foto: kosovahandball.info)

Sot (e martë) do të vendoset kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave për edicionin 2019/2020. Në ndeshjen e dytë finale të ‘play-offit’ do të takohen Istogu dhe Ferizaj.

Ndeshja luhet nga ora 18:00 në palestrën “Dresha” në Orroberdë të Istogut. Ndeshjen e parë finale e ka fituar Ferizaj me pesë gola dallim, 34-29.

Takimi i parë final i ‘play-offit’ është luajtur të shtunën në Ferizaj. Madje ferizajaset kishin epërsi edhe më të lartë gjatë ndeshjes, por istogaset u afruan në fund.


Sfida e dytë dhe vendimtare pritet të jetë me rivalitet. Kampioni aktual, Istogu, synon fitore me më shumë se pesë gola dallim për të mbrojtur titullin. Ndërsa Ferizaj synon të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë.

Ferizaj për herë të parë garon në Superligë dhe tani ka pretendime për të fituar titullin. Ferizaj ka lojtare me përvojë, por përvoja nuk iu mungon as lojtareve të Istogut.

Ndeshja do të luhet pa praninë e shikuesve në palestër dhe duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në gjysmëfinale të ‘play-offit’, Istogu e eliminoi Prishtinën kurse Ferizaj me përmbysje të madhe në ndeshjen e dytë eliminoi Vushtrrinë.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori