Kampionët e Kosovës së edicionit 2022/23 në Prince Caffe Superligën e basketbollit, KB Peja u pritën sot në Kompaninë “Liridoni Group”.

Kjo kompani në momentet kritike të klubit u bë Sponsor Gjeneral dhe gjesti i tyre ishte moment jetik e vendimtar për sezonin dhe fatin e klubit basketbollistik Peja.


Moment i ndryshimeve dhe rikthimit të rezultateve pozitive, u vlerësua veprimi i “Liridoni Group", për t’ju bashkuar KB Pejës me mbështetje në një periudhë jo të lehtë.

348324786 1001080674257862 7625585798063347247 n

E tani, sot, suksesi u shijua bashkë, në pritjen që kampionëve ju bë në hapësirat e “Liridoni Group".

Kompania “LIRIDONI” Group ndjehet krenare që edhe vitet e ardhshme do vazhdojë të jetë fuqishëm në përkrahje të klubit kampion dhe do vazhdojmë me suksese të reja në vend dhe në Evropë.

348308691 811769407185663 6038801740663783904 n

Kur kampionat bëhen bashkë, rezultatet dhe suksese nuk kanë si të mungojnë.

Me këtë rast kryetari i klubit, Fatmir Gashi, ndau medaljen e merituar për pronarin e kompanisë “LIRIDONI” Group, z.Zekë Jasiqi.

348439696 5933821340060510 2837493127149339435 n

Peja u shpall kampion i Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Trepçën në finale dhe ktheu titullin në qytet pas dhjetë vitesh. /Telegrafi/

telegrafi sport app