Kampioni i Kosovës në futsall, FC Liqeni, ka mësuar sot (e mërkurë) kundërshtarët për raundin preliminar në Ligën e Kampionëve.

Skuadra kampione e Kosovës është në Grupin H, bashkë me TSV Weillimdorf Futsal (Gjermani), London Helvecia Futsal Club (Angli) dhe Tavsancali SK (Turqi).


Ndeshjet do të zhvillohet në muajin e ardhshëm me sistem direkt, teksa fituesi i grupit kalon tutje në “Main Round”.

212379729 562762521774207 2241837609619421402 n e1625677318501

Ndeshjet do të zhvillohen në Gjermani, pasi klubit i Weillimdorfit është nikoqire e këtyre ndeshjeve.

211113521 929338594590364 1321105494623153196 n

Klubi nga Drenasi ka premtuar se me angazhim maksimal do t’i fillojë tani përgatitjet teknike dhe të fazës parasezonale, për t’u prezantuar sa më mirë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app