Tradicionalisht për të 15-in vit radhazi Klinika Zhan Mitrev në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit realizon kampin veror për fëmijët me defekte të lindura të zemrës dhe familjet e tyre në Strugë.

Nëpërmjet këtij kampi të quajtur “Zemra ime në të gjitha ngjyrat”, qëllimi i Klinikës Zhan Mitrev është vazhdimi i kujdesit dhe procesit terapeutik jashtë ambientit spitalor, në një atmosferë ne natyre te hapur dhe një ambient të përshtatshëm. Mbi 20 fëmijë dhe familjet e tyre marrin pjesë në kampin njëjavor si pjesë e procesit të rehabilitimit pas trajtimit mjekësor.


IMG c47a28bb71b8efb29f37af35bfb435ed V

Të gjitha aktivitetet, lojërat, argëtimi dhe shoqëria kombinohen me ushtrime psikologjike, ndërvepruese dhe fizioterapeutike që inkurajojnë zhvillimin fizik, emocional dhe social edhe pas daljes nga spitali. Aktivitetet rehabilituese zhvillohen nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e ekipit të mjekëve dhe terapistëve nga Klinika Zhan Mitrev, i cili përbëhet nga psikoterapist, psikolog i licencuar dhe specialist në psikoterapi, dhe nga praktikues te programimit neuro-linguistik.

IMG 551feb9bf6d4f8bb43110d3617e9e30c V

Kampi “Zemra ime në të gjitha ngjyrat”, nën mbështetjen e madhe dhe të plotë të doktor Mitrev, mbahet për 15 vite me radhë dhe ka dhënë rezultate të mëdha në rehabilitimin e fëmijëve me defekte të lindura të zemrës.

IMG 296b51fc9f5c12706d5a558a761e4978 V

IMG 6dd1f7b60304e631215cd99f84f324e6 V

IMG 04f1c6074def7857b151b677dd515bab V