LAJMI I FUNDIT:

Kamioni i parë me ndihma të grumbulluara nga qytetarët e Kosovës niset për Turqi

Kamioni i parë me ndihma të grumbulluara nga qytetarët e Kosovës niset për Turqi

Qytetarë të komunitetit turk në Prishtinë, me organizimin e shoqatës joqeveritare “Gerçek”, kanë bërë organizuar mbledhjen e ndihmave materiale dhe financiare për popullatën e Turqisë që u prek nga tërmetet vdekjeprurëse më 6 shkurt, raporton Anadolu.

Një nga nismëtarët e fushatës për mbledhjen e ndihmave, Yildiray Bayram, tha për Anadolu se fushata ka nisur dje dhe sot kamioni i parë do të niset për në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, atje ku një avion i mallrave do të niset drejtë Turqisë në mbrëmje.

Bayram tha se në koordinim me Ambasadën e Turqisë në Kosovë, qytetarëve u është sugjeruar që të sjellin rroba, këpucë, batanije, gjëra për fëmijë dhe gjëra të nevojshme për foshnjat.


“Sipas planeve tona do të mbledhim ndihma deri të shtunën pasdite, kur do të dërgojmë raundin e fundit të ndihmës. Megjithatë, sipas nevojës do të vazhdojmë fushatën”, tha Bayram.

Sipas tij, thirrjes për ndihmë përveç, turqve, iu përgjigjën edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe boshnjak.

Ndihmat materiale janë grumbulluar në objektin e organizatës “Gerçek” në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Ambasada e Tükiye-s në Kosovë ka hapur edhe një xhirollogari për mbledhjen e ndihmave financiare, përkatësisht në Ziraat Bank, dega në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori