LAJMI I FUNDIT:

Kamera e Canon-it me 250-megapixel, mund të fotografojë deri në 18 kilometra largësi

Kamera e Canon-it me 250-megapixel, mund të fotografojë deri në 18 kilometra largësi

Me dronët që po lirohen dhe kamerat që po avancohen, në një të ardhme të afërt do të jemi komplet nën vëzhgim.

Kompania Canon ka bërë të ditur se do të lansojë një kamerë, e cila mund të bëjë fotografi ku dallohen shkronjat, deri në 18 kilometra largësi.

Lenta APS-H CMOS ka 250-megapiksel, që mundëson edhe fotografimin e fjalive të shkruara në aeroplanin në fluturim, transmeton Telegrafi.

Sipas Canon, lenta 19,580 x 12,600-pixel thyen çdo rekord botëror për fotografimin në këtë madhësi.


Përpos fotografive, me anë të kësaj kamere mund të bëhen edhe video me rezolucion të lartë, me nga pesë kuadro në sekondë.

Këto kamera të sofistikuara, pritet të përdoren për spiunim. /Telegrafi/