LAJMI I FUNDIT:

Kamçev, Josifoviq dhe Pandeleski lirohen nga arresti shtëpiak

Kamçev, Josifoviq dhe Pandeleski lirohen nga arresti shtëpiak

Gjykata e Lartë ka pranuar ankesat dhe ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak për Jordan Kamçevin, pronar i “Orka Holding” dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Nenad Josifoviq dhe Cvetan Pandeleski, partner-biznesi në “Pelisterka” dhe menaxhuesin e kombinatit të bujqësisë “Pelagonia”, të akuzuar për lëndën “Perandoria”.

Në sqarimin e Gjykatës së Lartë për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Kamçevin thuhet se ankesat janë pranuar sepse PSP nuk ka pasur bazë që të kërkojë vazhdimin e arrestit shtëpiak.


Sipas interpretimit të ligjit të cilën e konfirmoi Gjykata e Lartë në seancën e saj të përgjithshme, PSP është paditës i paautorizuar dhe nuk mund të ngrit akuza, të hap hetime dhe të merr përsipër lëndë nga prokuroria e rregullt pas skadimit të afatit prej 18 muaj pas marrjes së “bombave./Telegrafi/