LAJMI I FUNDIT:

Kambovski: Krijimi i akademive njëkombëshe mund të çoj në përçarje dhe konflikte të komunitetit shkencor

Kambovski: Krijimi i akademive njëkombëshe mund të çoj në përçarje dhe konflikte të komunitetit shkencor

Çdokush mund të formojë një shoqatë shkencore. Akademia si institucion kombëtar është një çështje krejtësisht tjetër, thotë akademiku, Vllado Kambovski.

Ai për “Telma” sqaron se ASHAM-i është institucion multietnik që nga themelimi i saj, ka anëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe ka kapacitete për të absorbuar anëtarë pa dallim etnie.

Ai paralajmëron se krijimi i një Akademie Kombëtare në baza njëkombëtare mund të çojë në përçarje dhe konflikte të komunitetit shkencor, si dhe në shfaqjen e akademive të tjera njëkombëshe, si serbe, bullgare apo të tjera.


“Shoqëritat apo institutet shkencore janë të mundshme dhe ne tashmë kemi shembuj të tillë”, thotë akademiku Kambovski.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë sqaron se në Maqedoni, si kudo në botë, ekziston vetëm një akademi kombëtare që përfaqëson shtetin. Akademia jonë ka anëtarë nga të gjitha bashkësitë etnike, ndërsa në dekadën e fundit ka pasur katër anëtarë nga komuniteti shqiptar.

“ASHAM është e hapur për të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësimin e saj, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo çfarëdo lloji tjetër”, është qëndrimi që kishte shpallur në korrik të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori