LAJMI I FUNDIT:

KAMARADЁT VDESIN NGASE KЁSHTU UA KANЁ MBUSHUR MENDJEN)

KAMARADЁT VDESIN NGASE KЁSHTU UA KANЁ MBUSHUR MENDJEN)

Poezi nga: E. E. Cummings
Pёrktheu: Fadil Bajraj

kamaradët vdesin ngase kështu ua kanë mbushur mendjen)
kamaradët vdesin para se të plaken
(kamaradët nuk kanë frikë të vdesin
kamaradët nuk besojnё
dhe kamaradët nuk duan të besojnë
në jetë)dhe sall vdekja e di përse


(të gjithë kamaradët mund t’i dallosh
nga altruizmi i tyre bosh
me kёngёn moskovite kamaradёt e mirё kërcejnё)
kamaradët kënaqen
s.freud e di arysen
shpresoj nuk do ta fusni n’bela lucin

secili kamarad ёshtё njё grimcё e
tёrёsisё sё njё urrejtjeje tё fortё

(ndjekin njё gjurmё tё kotё
njё zot e di pse)
edhe unë e di
(ngase ata kanë frikë të dashurojnë