LAJMI I FUNDIT:

“Kam lindur i lirë dhe i tillë do të vdesë, nuk ndërroj mendje”, amerikani në pritje të transplantimit – por refuzon vaksinimin kundër COVID-19

“Kam lindur i lirë dhe i tillë do të vdesë, nuk ndërroj mendje”, amerikani në pritje të transplantimit – por refuzon vaksinimin kundër COVID-19

Një burrë nga Karolina e Veriut që pretendon se spitali nuk dëshiron t’i kryej transplantimin e veshkës pasi nuk është vaksinuar kundër COVID-19, thotë se më me dëshirë vdesë i lirë sesa që të vaksinohet, shkruan Washington Post.

“Kam lindur i lirë dhe do të vdesë i lirë. Nuk ndërroj mendje. Kam biseduar me familjen dhe të gjithë të afërmit. Ata e dinë se çfarë mendoj dhe nuk do të ndërrojë mendim për këtë çështje”, tha Chad Carswell, transmeton Telegrafi.


Carswell i ka mbijetuar dy amputimeve dhe operimit të zemrës, ndërsa tani ka nevojë për transplantimin e veshkës, pasi që njëra i punon vetëm me 4 për qind të kapacitetit dhe duhet t’i nënshtrohet dializës tri herë në javë.

Miqtë e tij dhe kompanitë lokale tashmë kanë mbledhur mjete për operacionin dhe mbi 100 persona i kanë ofruar veshkën. Megjithatë, spitali Wake Forest në Winston-Saleman, ka njoftuar se ai dhe donatori duhet të jenë të vaksinuar plotësisht për të vazhduar procesin e transplantimit.

Carswell ia ka bërë me dije personelit të spitalit se më me dëshirë vdesë sesa që të vaksinohet. Gazetarëve u tha se është infektuar dhe shëruar dy herë nga COVID-19, dhe se beson se vaksina është çështje e përzgjedhjes individuale dhe jo kusht.

“Pa transplantim nuk e di edhe sa do të jem këtu. Kam nevojë për veshkë për të mbijetuar”, tha ai duke shtuar se është në kërkim të spitaleve tjera për t’ia kryer transplantimin e veshkës, pa pasur nevojë që të vaksinohet kundër coronavirusit.

Nga spitali është bërë e ditur se ata thjesht po zbatojnë standardet mjekësorë në SHBA, dhe se praktika për vaksinim të obligueshëm është miratuar me ligj me qëllim që të mbrojë pacientët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori