LAJMI I FUNDIT:

Kaltrina Maloku promovon librin e parë për fëmijë, “Ma fal buzëqeshjen”

Kaltrina Maloku promovon librin e parë për fëmijë, “Ma fal buzëqeshjen”

Në Ditën Botërore të Librit, shkrimtarja Kaltrina Maloku ka promovuar të parin libër të saj për fëmijë,. “Ma fal buzëqeshjen”.

Ceremonia e promovimit është mbajtur në Sallën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Komunës, shkrimtarë, fëmijë nga shkollat fillore të Klinës, si dhe të tjerë nga fusha e letërsisë.

Me rastin e promovimit të këtij libri, shkrimtarja ka thënë se poezitë i ka shkruar me shumë dashuri. Ajo ka falënderuar organizatorët, recensentin Mahir Morina, si dhe lektorin Imer Pantina.


“Falënderimin tim më të veçantë ia kushtoj atij që më dha idenë për të shkruar edhe një libër për fëmijë, nipit tim Gertit, të cilit ia dedikoj këtë libër”, ka thënë shkrimtarja ajo.

Ndryshe, ky është libri i tretë i Kaltrina Malokut. “Heshtja e Kohës” ishte romani i saj i botuar në vitin 2015, ndërkaq romani i dytë ishte “Britmat e Shpirtit” të cilin e kishte botuar më 2017. Që të dy këto vepra u dedikoheshin të rriturve. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Kulture
Imazhet flasin …

Imazhet flasin …

Kulture
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej

Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej

Kulture
LEXIMI I PLATONIT

LEXIMI I PLATONIT

Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare

Kulture
Thënie të Napoleonit: Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë

Thënie të Napoleonit: Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë

Kalo në kategori