Këto fotografi mbresëlënëse tregojnë se si një burrë ka arritur të krijojë një "shpellë artistike" nën shtëpinë e tij, duke përdorur vetëm daltë dhe çekan.

Levon Arakelyan kaloi 23 vite duke gërmuar 65 metra nën tokë, duke krijuar një hapësirë prej 27 mijë metra katrorë nën shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.


1 261

Ai madje ndërroi jetë në vitin 2008, derisa po punonte në këtë shpellë me daltë e çekan në moshën 67-vjeçare. Punën në këtë projekt e kishte filluar, pasi gruaja i kishte kërkuar t'i ndërtojë një hapësirë që do t'i mbante të freskëta patatet.

2 119

Sot, kjo shpellë që e tëra është e punuar me dorë në fshatin Arinj të Armenisë është hapur si muze, kurse fotografi i Evropës së Lirë në Zelandë të Re, Amos Chapple ka pasur rastin të futet brenda dhe ta dokumentoj përmes imazheve punën e këtij burri.

3 90

Chapple ka deklaruar se muret e shpellë janë të ndërtuara nga gurët e butë dhe të fortë vullkanik, që arrijnë ta ruajnë temperaturën e shpellës nën 10 gradë celsius.

4 76

Levon kishte filluar punën me çekan në vitin 1985 dhe me kalimin e viteve, kishte gdhendur figura të ndryshme që vërtetë janë atraktive për turistë të shumtë nga e mbarë bota. /Telegrafi/

5 70

6 50

7 45

8 37

9 34

10 27

11 26

12 16

13 14

14 15

15 11

16 8

17 7