Një burrë nga Gjeorgjia është akuzuar për vrasjen e një çifti në vitin 1985 në një kishë, pasi i dyshuari fillestar u shfajësua falë provave të ADN-së.

Erik Kristensen Sparre po përballet me akuza për vrasje dhe sulm të rëndë për vrasjen e Harold dhe Thelma Swain.


61-vjeçari u arrestua gati katër dekada më parë, pasi çifti u qëllua për vdekje brenda kishës baptiste Rising Daughter në qarkun Camden.

2 33

Sparre u bë fokus i një hetimi të “freskët”, pasi autoritetet arritën në përfundim se fillimisht kishin ndjekur penalisht njeriun e gabuar.

Dennis Perry u dënua me burgim të përjetshëm, kur një juri e dënoi atë në vitin 2003 për vrasjen e Swains, transmeton Telegrafi.

Ai kaloi dy dekada në burg përpara se një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, të urdhëronte një rigjykim në vitin 2020.

3 26

Gjykatësi hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër Perry në vitin 2021, pasi prokurorët kërkuan të pushonin çështjen.

Hetuesit dhe gjykatat hodhën një vështrim të ri në çështjen pasi avokatët e Projektit të Pafajësisë së Gjeorgjisë, testuan ADN-në nga qimet e gjetura në menteshën e një palë syze të mbetura pranë trupave të viktimave.

Ata thanë se ADN-ja përputhej me Sparre, i cili dikur ishte konsideruar i dyshuar, dhe jo Perry. /Telegrafi/