Kallëzohet penalisht ish-drejtori i spitalit të Ohrit
SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit, L.A (61), për shkak të ekzistimit të kryerjes së veprës penale "keqpërdorim i detyrës zyrtare", me çka ka dëmtuar buxhetin e spitalit prej 703.394 denarë.
Ai dyshohet se veprën e ka kryer në periudhën prej tetorit 2012 deri qershor 2013, në pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas policisë, i dyshuari në mënyrë joligjore ka urdhëruar të blehen pajisje mjekësore për larje dhe dezinfektim, për nevojat e spitalit.
Ai ka nënshkruar marrëveshje me firmën "Evro Tim" - DOOEL Shkup, e cila e ka realizuar blerjen./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































