MPB-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-shefit të sigurimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dejan Mitrovski - Urko, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mitrovski akuzohet për veprën penale „vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.


Urko u përfshi në një aksident komunikacioni në lagjen Kisella Voda të Shkupit, ku vdiq një i ri 22 vjeçar nga Shkupi. Ai ngiste një motocikletë dhe u godit nga automobili ''BMW'', i drejtuar nga Urko.

Dëshmitarët thonë se ish-shefi i sigurimit ka tentuar që të bëjë një kthim gjysëmrrethor në dy korsi. Sipas ligjit, „vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” janë të dënueshme nga 1 deri në 10 vjet burg./Telegrafi/