LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal për dy varrmihës

Kallëzim penal për dy varrmihës

Dy varrmihës, punëtorë të një firme shërbimesh varrimi në Strumicë, dyshohen se kanë hapur varre të vjetra, kanë marrë stolitë e arit në rastet kur i kanë gjetur dhe i kanë shitur te artarët lokal, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të policisë, janë ngritur kallëzime penale ndaj R. T (36) nga Strumica dhe G. P (47) nga Shtipi, të cilët ngarkohen me akuzën e përdhosjes së varreve.


Gjatë kontrolleve në shtëpitë e të dyshuarve, policia ka gjetur letrat fiskale të artarëve. Më pastaj, të dy personat kanë treguar edhe varret nga ku i kanë marrë./Telegrafi/