Kalkulatori i gjumit: Caktojeni kohën kur duhet të zgjoheni dhe kalkulatori tregon kur duhet të flini për t’u zgjuar me plot energji

A jeni lodhur duke u zgjuar çdo mëngjes pa asnjë pikë energjie dhe duke u futur në luftë me butonin ‘Snooze’ me dëshirën që të flini “vetëm edhe pesë minuta më shumë”?
Nëse ndjeheni sikurse nuk po mjaftoheni gjumë, nuk jeni të vetmit: 39 për qind e njerëzve në Angli janë duke vuajtur nga simptoma të pagjumësisë, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet e fundit sugjerojnë se duhet të ndalojmë së numëruari orët sa do të flemë – dhe në vend të kësaj të fillojmë të mendojmë për gjumin sipas cikleve në të cilat vepron.
Ekspertja e gjumit Dr. Laura Lefkowitz thotë se truri ka një sistem të veçantë të gjumit. Nuk është se vetëm bini në gjumë dhe ora e parë në gjumë është e njëjtë me orën e dytë, të tretë, katërt, pestë, etj. Gjumi kalon nëpërmes cikleve të ndryshme, dhe brenda secilit cikël gjendet ai të cilin e quajmë gjumi që nuk i përket fazës REM (Lëvizje e shpejtë e syve) dhe gjumi REM.
Për t’i ndihmuar njerëzit ta zbulojnë kohën e saktë kur duhet të flenë, ekspertët kanë përpiluar një kalkulator gjumi i cili ju tregon se cila është koha më e mirë për t’u zgjuar dhe për të fjetur – dhe kjo nënkupton se çdo ditë do të zgjoheni të freskuar dhe me plot energji!
Prandaj, ekspertët rekomandojnë: kalkulojeni orarin e gjumit në mënyrë që të zgjoheni mes cikleve dhe kësisoj do ta filloni ditën me buzëqeshje në fytyrën tuaj.
Sa i përket kalkulatorit, mjafton ta caktoni kohën kur duhet të zgjoheni në mëngjes, dhe kalkulatori do t’jua caktojë kohën optimale kur duhet të flini!
P.sh., nëse duhet të zgjoheni në 6:30 të mëngjesit, kalkulatori do t’ju sugjerojë të flini në orën 9:16 pasdite apo 10:46 pasdite apo 12:16 pasdite apo 1:46 pasdite.
Nëse duhet të zgjoheni në orën 7 :00 të mëngjesit, kalkulatori do t’ju sugjerojë të flini në këto orare: 21:46, 11:16, 12:46 ose 2:16 të mëngjesit.
Për ta zbuluar kohën ideale se kur duhet të zgjoheni, provojeni këtë kalkulator gjumi duke klikuar KËTU! /Telerafi/



















































