Një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballë Rihter dhe që po konsiderohet si më u fuqishmi në 20 vitet e fundit, ka goditur pjesën jugore të Kalifornisë dhe disa pjesë të Nevadës.

Tërmeti ka ndodhur në afërsi të qytetit Ridgecrest, rreth 320 kilometra në verilindje të Los Angeles, ka njoftuar instituti sizmologjik i SHBA-ve, transmeton Telegrafi.


2 23

Shumë banorë të qytetit me 28 mijë banorë janë lënduar, kurse zjarri ka kapluar disa shtëpi dhe është duke u zgjeruar në periferi.

3 16

Në anën tjetër presidenti Donald Trump, ka njoftuar se është informuar për tërmetin dhe ka deklaruar se "gjithçka është nën kontroll".

4 15

Lashan McCalf Williams thotë se ishte në gjumë së bashku me bashkëshortin, kur filloi tërmeti ta dridh gjithë zonën.

5 13

"Nuk kam mundur të lëkundem, kam qenë e paralizuar nga frika", ka deklaruar Lashan e cila më pas ka vrapuar pas fëmijëve pasi e gjithë shtëpia kishte filluar të lëkundet.

6 10

Banorët e këtij qyteti thonë se dridhjet kanë zgjatur rreth pesë minuta, kurse orenditë e shtëpisë shkundeshin sikur të ishin nga letra. /Telegrafi/

7 8

8 5