LAJMI I FUNDIT:

Kadyrov besonte se u helmua nga mjeku i tij personal – ai nuk është parë prej muajsh, thuhet se e varrosi të gjallë!

Kadyrov besonte se u helmua nga mjeku i tij personal – ai nuk është parë prej muajsh, thuhet se e varrosi të gjallë!

Udhëheqësi çeçen dhe ‘gjakatari i Putinit’, Ramzan Kadyrov (46), thuhet se ka fajësuar për përkeqësimin e papritur të shëndetit të tij në muajt e fundit, mjekun e tij personal Elchan Suleimanov.

Dhe për këtë, siç raportohet në disa media, mjeku i tij e ka pësuar me jetë – madje ekzistojnë thashetheme se ai është varrosur i gjallë.

Sipas burimeve nga kanali rus Telegram zakonisht i mirëinformuar “VChK-OGPU”, mjeku nuk është parë që nga tetori i vitit të kaluar.


“Ka madje thashetheme se ai u varros i gjallë”, ka shkruar ky kanal në Telegram, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, ka pasur shumë spekulime për shëndetin e Kadyrov, veçanërisht në fillim të vitit.

Ai kishte shtuar shumë peshë, shfaqej shumë i fryrë dhe shpeshherë nuk i hapte sytë në video.

Në atë kohë flitej për një problem të mundshëm me veshkat.

Dhe siç thuhet më tej, sundimtari besnik i Putinit thuhet se besonte se ishte helmuar – dhe për këtë e bindën ndjekësit e tij.

Mjeku i tij personal i kishte dhënë disa injeksione – dhe Kadyrov besonte se kjo e kishte bërë atë të sëmurë.

Si rezultat, Suleimanov u shkarkua nga posti i tij si zëvendëskryeministër brenda natës në tetor të vitit 2022.

Deklarata zyrtare në atë kohë ishte se ai kishte dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë.

Por thuhet se ai nuk është parë që atëherë dhe me sa duket sepse u vra brutalisht!

Lidhur me një pretendim të tillë ka shkruar edhe këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

“Mediat ruse raportojnë se Kadyrov, i shqetësuar dhe i frikësuar nga një përkeqësim i papritur i gjendjes së tij shëndetësore, ka akuzuar mjekun e tij personal, Elkhan Suleymanov, i cili ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministër, se ka tentuar ta helmojë atë. Mjeku u zhduk pa lënë gjurmë nga tetori i vitit 2022 dhe më pas, sipas disa burimeve, ai u hoq nga të gjitha postet, u vra brutalisht dhe u varros i gjallë”, ka shkruar fillimisht Gerashchenko.

Sipas tij, postimi i fundit i Suleymanov në Instagram daton tetorin e vitit 2022, pavarësisht faktit se ai përditësonte profilin e tij pothuajse çdo ditë.

Ai gjithashtu nuk u pa për një kohë të gjatë as në institucionet arsimore të Moskës, të cilat i vizitonte shpesh, as në Çeçeni.

“… Suleymanov ishte një figurë e jashtëzakonshme në rrethinën e Kadyrov – ai ishte lezgin, jo çeçen dhe kishte një histori mbresëlënëse profesionale në mjekësi. Zhdukja e papritur dhe vdekja e tij misterioze ngrenë shumë pikëpyetje”, ka shkruar më tej Gerashchenko. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori