LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj pyet Bislimin: Njohja e pasaportës nga Spanja a është meritë e super Gani Jakupit që paguhet mbi shtatë mijë euro

Kadrijaj pyet Bislimin: Njohja e pasaportës nga Spanja a është meritë e super Gani Jakupit që paguhet mbi shtatë mijë euro

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane.

Bislimi u përballë më disa pyetja nga anëtarët e partive opozitare, derisa u pyet edhe për çështjen e Banjskës, transmeton Telegrafi.

Deputetja Time Kadrijaj (AAK) tha se Qeveria ka aftësi që edhe dështimet t’i kthej në sukses.


“Si është pjesa në veri po shihet gjendja. Keni marrë vendime të pamatura. Që katër muaj ka ndodhur sulmi terrorist, ende nuk kemi asnjë raport. Për mua është shqetësuese se si kanë ikur ata dhe ksh ka dhënë urdhër të krijohen korridore dhe të largohen ata. Me sa e di këtu udhëheqë qeveria, kush tregoni saktë. Dhe mos flisni për suksese, a kemi njohje a kemi anëtarësim në organizata kombëtare”, tha ajo.

Kufizim i takimeve, ndalim i aplikimeve të reja për investime - Bislimi tregon disa nga masat kufizuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Kufizim i takimeve, ndalim i aplikimeve të reja për investime - Bislimi tregon disa nga masat kufizuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Bislimi reagoi duke thënë se anëtarët nuk kanë interesim për temën e investimeve.

“Ka zero vëmendje për investime, po diskutohet për Banjskë, Policia, korridoret. Ne jemi një qeveri që nuk ka asnjë aferë korruptive. Raportin duhet ta bëjë prokuroria, edhe ju bëni presion të publikohet ai. Nuk është mirë të thoni se nuk ka pasur anëtarësime, mos dezinformoni”, tha ai.

Pas fjalimit të Bislimit, reagoi sërish Kadrijaj duke pyetur për çështjen e njohjes së pasaportës nga Spanja.

“Njohja e pasaportës nga Spanja a është rezultat i super Gani Jakupit që paguhet mbi shtatë mijë euro, dhe a keni këshilltarë tjerë që paguhen kaq shumë”, pyeti ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mundohet të arsyetojë pagën mbi 7 mijë euro të këshilltarit, Gani Jakupi
Lexo po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mundohet të arsyetojë pagën mbi 7 mijë euro të këshilltarit, Gani Jakupi

Kurse Bislimi tha “është e padobishme të flasë për tema që nuk i mbuloj unë, por sa i përket masave shumica vendeve mendojnë që janë të vendosura padrejtësisht”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori