LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj pas erërave të fuqishme në Dukagjin: Ku je kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë

Kadrijaj pas erërave të fuqishme në Dukagjin: Ku je kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti duhet të veprojë urgjent pas dëmeve të mëdha që kanë shkaktuar erërat e fuqishme në rajonin e Dukagjinit.

Kadrijaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se kryeministri Kurti, duhet t’i vizitojë vendet ku qytetarët janë duke vajtuar, dhe se ai po ashtu duket të mbajë mbledhje emergjente të Qeverisë për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, transmeton Telegrafi.

“Kryeministër, a ke dëgjuar se Peja, Istogu, dhe pjesë tjera të Kosovës janë në vështirësi të mëdha, pas erërave të forta. Pa energji elektrike, me dëme të konsiderueshme materiale, shtyllat elektrike nëpër tokë, kulmet e shtëpive të rrënuara. Në Istog, as dokumentet personale nuk mund të nxjerrin qytetarët. Ku je Kryeministër. Tash je Kryeministër Albin. Njerëzit kanë nevojë për përkrahjen e shtetit. S’ka filozofi këtu. Duhet veprim emergjent.”, ka shkruar deputetja.


Ndryshe, kryetari i Istogut Haki Rugova, ka thënë se pas gjendjes së shkaktuar nga erërat e forta, ai ka formuar tri Komisione të cilat do t’i vlerësojnë dëmet.

Rugova ka bërë të ditur se ka formuar Komisionin për vlerësimin e gjendjes të institucioneve publike, Komisionin për vlerësimin e gjendjes të infrastrukturës rrugore dhe Komisionin për vlerësimin e gjendjes në bujqësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori