LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli: Krenar që flamuri i Kosovës valon në kalanë e Novobërdës

Kadri Veseli: Krenar që flamuri i Kosovës valon në kalanë e Novobërdës

Gjatë pasdites, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, një tekst për trashëgiminë e Novobërdës si dhe disa fotografi nga vizita e tij aty. Bien në sy fotografitë me policiët e Kosovës si dhe flamuri i Kosovës i vendosur në kala. Për to ai shprehet se është krenar për Novobërdën si trashëgimi e Kosovës , për flamurin që valvitet në të si dhe dhe qoftë për policinë që kujdeset për monumentet e Koovës. Ky duhet të ketë qenë reagimi i Veselit për faktin që para pak ditësh në media është raportuar për heqjen e flamurit të Republikës së Kosovës nga Kalaja e Novobërdës.

Më tutje ai shton se “Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur ie lashtë e Kosovës. ”. Kjo deklaratë  me sa duket shërben si reagim ndaj deklaratave të ministrit serb të kulturës. Ky i fundit  ka pretenduar se i përkasin kishës ortodokse serbe rrënojat e kishës katolike të shën Kollit në Novobërdë, ku para pak kohësh është mbajtur një meshë në shqip nga kisha katolike


Në fund në postimin e tij Veseli zotohet se si kryeministër do përpiqet t’ia kthej lavdinë e dikurshme të Novobërdës nëpërmjet sektorit të turizmit dhe minierave që, sipas tij, kanë për të hapur shumë vende të reja pune për rininë.

Postimi i plotë i Kadri Veselit në facebook ishte:

Krenar me kalanë e lavdishme të Novobërdës, këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore dhe këtë vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh. Krenar akoma më shumë me flamurin e bukur të Kosovës ,që valvitet krenar në kullat e saj, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës.

Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës.

Ne kemi për tja kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor  por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori