Kadare merr çmimin “Lerici Pea 2010”

Katër herë kandidat për çmimin Nobel, anëtar nderi i Akademisë Franceze, Kadare nisi të shkruajë poezi që në shkollën e mesme, në qytetin e tij të lindjes Gjirokastër.
I diplomuar fillimisht për letërsi në Tiranë, më pas vazhdon studimet në Universitetin Gorki të Moskës, ndërsa në 1990 fiton të drejtën e azilit në Francë, aty ku jeton edhe sot. Ansa ndër të tjera, shkruan se shkrimtari vazhdon të shprehë publikisht mospëlqimin në drejtim të politikanëve komunistë shqiptarë.
“Dhënia e çmimit ‘Lerici Pea 2010’ autorit Kadare- shkruhet në motivimin e çmimit- nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohohen liritë themelore”.
Çmimi i poezisë “Lerici Pea” është krijuar në vitet 1952-1954, me emrin “Lerici”, emër të cilit në 1958 iu shtua dhe pjesa “Pea” në nder të Enrico Pea, një ndër themeluesit e çmimit, i cili në atë kohë u zhduk në mënyrë të mistershme. Qëllimi i çmimit është promovimi i poezisë, në veçanti i poetëve të rinj, eksperimentimi i gjuhëve të reja poetike dhe njohja e poetëve të mëdhenj. /BalkanWeb/Telegrafi/

















































