Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Me anë të një postimi në Facebook, Bujupi ka përmendur vdekjet e shumta në botë dhe një vdekje të ndodhur sot në Kosovë, si pasojë e Coronavirusit.
Ajo ka ftuar qytetarët të tregojnë solidaritet duke respektuar distancën sociale.
“Pas lajmeve të trishta që vijnë nga Kina, Italia dhe gjetiu, për humbjen e jetërave nga virusi Covid-19, sot kemi një humbje jete edhe në Podujevë.
Duke i shprehur ngushëllime familjes dhe me shpresë se ditëve në vijim do të kemi sa më pak viktima dhe të infektuar, le të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i respektojmë udhëzimet.
Mirënjohje për mjekët, infermierët, policët, ushtarët, farmacistët e punonjësit e marketeve, që janë në punë me orare të stërzgjatura. Të tregojmë solidaritet duke respektuar distancën sociale dhe dashni për njëri-tjetrin”,ka shkruar Kadaj-Bujupi, njofton Telegrafi.
#RriNshpi!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251