LAJMI I FUNDIT:

Kaçurrela të mrekullueshme me anë të qeseve me toptha ajri (Video)

Kaçurrela të mrekullueshme me anë të qeseve me toptha ajri (Video)

Pa përdorur pajisje elektronike, me të cilat mund t’i digjni flokët dhe pjesë të fytyrës, mund të bëni kaçurrela, me diçka shumë të thjeshtë.

Qeset me toptha ajri, që përdoren për të mbështjellë objektet gjatë transportit, janë të përkryera, për të bërë kaçurrela.

Preni qeset, në madhësi të të dy shuplakave të dorës dhe lërini anash.


Flokët lyeni me zbutës dhe me krem, e cila bën që floku të mos ndryshoi formën.

Ndajini flokët dhe mbështillini fijet, me qeset e formësuara dhe sigurojini me kapëse.

Flini kështu dhe të nesërmen hiqini, në mënyrë që të keni kaçurrela të dendura dhe që qëndrojnë, transmeton Telegrafi.