LAJMI I FUNDIT:

A ka me të vërtetë gjasa prej 87 për qind të rizgjedhet president, Donald Trumpi?

A ka me të vërtetë gjasa prej 87 për qind të rizgjedhet president, Donald Trumpi?

Këtu është një mënyrë tjetër për të parë se kush mund të fitojë zgjedhjet.

Bursat tregtare kanë qenë historikisht një mënyrë e mirë për të parashikuar rezultatet e zgjedhjeve, sipas një grupi kërkimor të quajtur Socionomics Institute. Ata pretendojnë se pothuajse në çdo rast që një president rikandidonte dhe tregu i aksioneve doli mirë (d.m.th. më shumë se 20 për qind) në tre vitet para votimit, kryetari i tanishëm fitoi, raporton BBC.

Është një mënyrë tjetër për të thënë që kur një ekonomi po shkon mirë, njerëzit kanë më shumë gjasa të votojnë për presidentin, i cili ishte në krye gjatë asaj kohe, transmeton Telegrafi.


Bazuar në atë mendim, Instituti Socionomics parashikon që Trump ka 87 për qind mundësi për të fituar zgjedhjet.

“Bursa e aksioneve është një tregues i humorit shoqëror”, tha Matthew Lampert, drejtori i hulumtimit të grupit, sipas CBS News. “Historikisht, një prirje më pozitive në treg dhe gjendje shpirtërore shoqërohet me një fitore”.

Por analistë të tjerë thonë se ata besojnë se rritja e fundit në tregun e aksioneve po sinjalizon një fitore për Joe Bidenin, jo Trumpin.

Ka shumë arsye që këtë vit mund të jenë të ndryshme, veçanërisht pandemia, e cila ka shkaktuar sasi të mëdha të pasigurisë politike dhe ekonomike. Shumica e amerikanëve besojnë se Trumpi ka bërë një punë të keqe në menaxhimin e COVID-19.

Kjo pikëpamje, plus çështjet e tjera, përfshirë një vit marrëdhëniesh të trazuara të garës, mund të tejkalojnë performancën e mirë të tregut të aksioneve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi

Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi

Greqia
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Botë
Kalo në kategori