Ka pësuar 13 plagë - kryebashkiakja po “lufton për jetën” pas sulmit me thikë jashtë shtëpisë së saj në Gjermani

Një kryetare bashkie e një qyteti gjerman është plagosur rëndë pasi është therur disa herë me thikë.
Iris Stalzer, kryetarja e bashkisë Herdecker në Gjermaninë veriperëndimore, është transportuar me helikopter në spital pas një sulmi të dyshuar me thikë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kryetarja e sapozgjedhur socialdemokrate thuhet se është therur disa herë në bark dhe shpinë, sipas gazetës Bild.
Siç theksohet më tej, nëna e dy fëmijëve ka pësuar 13 plagë me thikë.
Sipas raportimeve, 57-vjeçarja thuhet se i ka thënë të birit se është sulmuar nga një grup burrash.
🚨🇩🇪 BREAKING MAYOR OF HERDECKE STABBED IN BROAD DAYLIGHT
In Herdecke (North Rhine-Westphalia), police confirm that newly elected mayor Iris Stalzer (SPD) was stabbed in front of her home this morning.
Details remain sparse. Multiple attackers are suspected. Emergency services… https://t.co/sOm5FQGJAs pic.twitter.com/zMgwAGjmle
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 7, 2025
Ajo thuhet se është goditur me thikë pranë shtëpisë së saj përpara se të tërhiqej zvarrë brenda, sipas gazetës gjermane Welt.
Dhe sigurisht, policia ka nisur një kërkim për sulmuesit.
Friedrich Merz, kancelari gjerman, tha se është informuar "për një akt të neveritshëm" në Herdecke.
Znj. Stalzer u zgjodh kryebashkiake e Herdecke më 28 shtator.
Ajo mori rreth 52% të votave në qytetin e rajonit të Ruhr-it me një popullsi prej 22,500 banorësh. /Telegrafi/


















































