LAJMI I FUNDIT:

Ka ndërruar jetë aktori Xhevdet Ferri

Ka ndërruar jetë aktori Xhevdet Ferri
(Foto: Screenshot/BW)

Aktori i mirënjohur shqiptar, Xhevdet Ferri, ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma, si ‘’Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes, Gjoleka”, “Djali i Abazit”, etj.

Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student. Më pas ai zhvilloi një karrierë të gjatë artistike.


BalkanWeb njofton se varrimi i tij do të bëhet në Sharrë sot (e premte) në orën 13:00 dhe nuk do të ketë homazhe pasi ishte zgjedhja e tij.

Më poshtë lista e filmave në të cilët ka punuar:

1980 — Skëterre 43 – Arjani
1980 — Vëllezër dhe shokë. – Marko
1981 — Gjurmë në kaltërsi – Astriti
1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV). – Arben Bano
1982– Besa e kuqe. – Pali
1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti
1984 – Vendimi – Sadriu
1985 — Hije që mbeten pas – Agroni
1986 — Dhe vjen një ditë – Gori
1987 — Përrallë nga e kaluara – Trimi
1988 — Treni niset më shtatë pa pesë – Martini
1990 — Vitet e pritjes – Gjon Kodri
1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares – Emigranti
1998 — Dasma e Sakos – ..Sako
2004 – Saimir – Edmondi, babai i Saimirit
2006 — Gjoleka,djali i Abazit – Shferi i autobuzit
2007 — Koha e kometës – Bashkëshorti i Agnes
2009 – Gjallë – Alive! – .Zefi
2009 – Në kërkim të kujt – Prokurori

Regjisor
2006 — Gjoleka,djali i Abazit (as/regjisor)
2000 — Tradhëti bashkëshortore

Çmime e tituj
18 Prill 1987
Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Gorit në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill 1987.

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori