LAJMI I FUNDIT:

Ka ndërruar jetë aktori Ron Leibman, i njohur nga seriali “Friends”

Ka ndërruar jetë aktori Ron Leibman, i njohur nga seriali “Friends”
Ron Leibman dhe Jessica Walter (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Aktori amerikan, Ron Leibman, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga inflamacioni i mushkërive.

Lajmin për vdekjen e fituesit të çmimeve ‘Tony Award’ dhe ‘Drama Desk Award’ e ka konfirmuar menaxheri i tij, Robert Attermann.

“Agjencia Abrams Artist është thellë e pikëlluar për lajmin që Roni ka ndërruar vendbanim. Roni ka qenë aktor jashtëzakonisht i talentuar me karrierë të dalluar në sferën e filmit, televizionit dhe teatrit. Mendimet tona janë me gruan e tij, Jessica dhe familjen e tij”, thuhet në deklaratën e Attermann.


I lindur në New York, Leibman ka qenë më së shumti i njohur për filmat “Slaughterhouse-Five”, “Ëhere’s Poppa?” e “Norma Rae”.

Në vitin 1993, ai e fitoi ‘Tony Award’ për aktorin më të mirë në një shfaqje dhe çmimin ‘Drama Desk Award’ për interpretimin e Roy Cohn në “Angels in America”.

Ai u bë i njohur edhe me rolin e Dr. Leonard Green, babait të Rachel (Jennifer Aniston) në hit serialin televiziv, “Friends”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3CFNZ_LyBD8

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori