LAJMI I FUNDIT:

“Ka lezet, ha darkë me 15 euro”, jeta në Shqipëri për një pensionist italian

“Ka lezet, ha darkë me 15 euro”, jeta në Shqipëri për një pensionist italian

Shqipëria duket se nuk është më një vend i paragjykuar nga vendet e huaja dhe këtë gjë e tregojnë dhe shifrat e viteve të fundit të turistëve që kanë ardhur duke u shtuar ndjeshëm.

Por tashmë, Shqipëria po shihet dhe si një post perfekt për të jetuar sidomos nga pensionistët italianë, shumë prej të cilëve kanë zgjedhur që me pensionin e tyre disa herë me të lartë nga moshatarët shqiptarë të bëjnë një jetë që për ta është shumë herë më e mirë se në Itali.

Corriere del Messogiorno i ka kushtuar një artikull të detajuar 75 vjeçarit  Carmine Janpietro i cili prej më shumë se 10 vitesh ka vendosur që të stacionohet në Durrës bashkë me bashkëshorten e tij.


Carmine pas më shumë se 45 vitesh punë si mekanik në Puglia ka dalë në pension, por vuri re se me paratë që merrte nuk mund të bënte një jetë për të qenë.

Kështu, në vitin 2015 ai për herë të parë, mori valixhet dhe kamperin e tij për një rrugëtim që po rezulton pa kthim drejt vendit të origjinës, duke u vendosur në Durrës.

“Këtu në Shqipëri jetohet shumë mirë me pensionin italian”, tregon Karmine, i cili shton se nuk ka ardhur këtu vetëm për pjesën e taksave dhe shpenzimeve, por edhe për qetësinë që ka gjetur dhe peizazhin e mrekullueshëm.

I moshuari italian tregon se ka marrë një shtëpi në buzë të detit për vetëm 300 euro në muaj dhe fton pensionistët e tjerë nga vendi i tij që ta konsiderojnë Shqipërinë si një vend për të kaluar kohë cilësore, ku nënvizon se “një ditë më parë kishte ngrënë darkë me miqtë e tij për vetëm 15 euro, gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës”, njofton A2cnn.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori