LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në arat e Vushtrrisë

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në arat e Vushtrrisë

Me gjithë motin jo të qëndrueshëm dhe reshjeve të shiut në ditët e kaluara, ka nisur fushata e korrje shirjeve në Vushtrri dhe bujqit po punojnë maksimalisht për të korrur të lashtat e kësaj vere.

“Janë bëtë të gjitha përgatitjet dhe tashmë kanë filluar korrje shirjet në territorin e Komunës së Vushtrrisë. Të angazhuara janë gjithsejtë 60 autokombajna të Vushtrrisë, procesi i korrjeve është duke shkuar shumë mirë”, tha Miran Halili, drejtor i Drejtorisë për ekonomi, bujqësi, pylltari e zhvillim rural në Komunën e Vushtrrisë e po ashtu kryetar i komisionit për korrje-shirje.

Ai bënë të ditur se nga ajo pak sipërfaqe që është korrur të dhënat e para janë optimiste se rendimentet e këtij viti janë të kënaqshme. Sipas tij, mesatarja e parcelave të para që i disponon drejtoria, janë nga 4000 deri në 5000 kg për hektarë.
Duke pas parasysh kushtet jo të qëndrueshme të motit me reshje të shpeshta, zyrtarët bujqësisë u bëjnë thirrje fermerëve që të kenë kujdes dhe të mos nguten me korrjen e grurit në rastet kur ka lagështi.


Ndërsa sa i përket çmimit të korrjes për një hektarë nga autokombajnerët, Halili thotë se ai është caktuar në nivel të Kosovës dhe është saktë 100 euro për hektarë.
Sipas të dhënave, në territorin e Vushtrrisë këtë vij janë të mbjella mbi 3015 hektarë me grurë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Kalo në kategori