LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i vendos ultimatum Dybalas për rinovimin e kontratës

Juventusi i vendos ultimatum Dybalas për rinovimin e kontratës

Paulo Dybala është një emër i nxehtë në klubin e Juventusit për sa i përket të ardhmes së tij.

Sulmuesi argjentinas është futur në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës.

Edhe pse mund ta humbasin me parametra zero, Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend të dorëzohet para kërkesave të argjentinasit.


Juventus i ka ofruar pagën prej shtatë milionë eurove në sezon, aq sa e ka edhe Dusan Vlahovic numrit 10 të tyre.

Zonja e Vjetër i ka bërë të qartë argjentinasit se nuk mund të ngritin më shumë ofertën e tyre dhe shuma prej shtatë milionë eurove në sezon është maksimumi që mund t’i ofrojnë.

Megjithatë torinezët i kanë bërë të qartë Dybalas dhe agjentit të tij se ajo që mund të diskutohen janë bonuset e ndryshme.

Dybala i ka bërë të qartë agjentit se dëshiron të qëndrojë në Torino dhe i ka kërkuar atij të diskutojë për detajet.

Gjithsesi nëse nuk arrihet një marrëveshje, Dybala do të shqyrtojë ofertat e tjera të cilat janë të shumta si në Serie A që e do Interi ashtu edhe në Ligën Premier ku shumë klube e duan atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori