Juventusi është i vendosur për ta rikthyer Paul Pogban në skuadër pas katër viteve.

Pogba iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2014 për një shumë prej 105 milionë euro.


Corriere dello Sport ka raportuar se Juventusi do t’i sakrifikojë tre futbollistë për të mbledhur fondet për blerjen e Pogbas.

5cf6563e11e2052e3a173982

Miralem Pjanic është i pari në listën e të larguarve, derisa rrugën e boshnjakut do ta ndjekin edhe Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi.

Nga shitja e këtyre tre futbollistëve, Juventusi pritet të fitojë rreth 140 milionë euro.

Federico Bernardeschi Miralem Pjanic Juventus

Për të arritur transferimin e Pogbas, Juve duhet të shpenzojë 85 milionë euro, ndërsa synimi mbetet për mesfushën edhe Housem Aouar.

Kampioni italian nuk do ta ketë fare të lehtë të nënshkruaj me francezin, pasi në garë mbetet fuqishëm edhe Real Madrid.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e një shkëmbimi të mundshëm mes francezit dhe Matthijs De Ligt, pasi Manchester United mbetet shumë e interesuar të nënshkruajë me holandezin./Telegrafi/

telegrafi sport app