Juventusi dëshiron të rikthehet pas një sezoni në të cilin ata nuk arritën të fitonin asnjë trofe, diçka që nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë.

‘Zonja e Vjetër’ dëshiron të forcojë skuadrën përpara sezonit të ardhshëm, ndërsa Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini do të largohen nga klubi kur të skadojnë kontratat e tyre këtë verë.


Është koha që Juventusi të rindërtojë skuadrën për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili dëshiron të forcojë repartet me lojtarë me përvojë, të cilët do të jenë gati të performojnë pa pasur nevojë për një periudhë përshtatjeje.

Lojtarët e lirë në radarin e Juventusit

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, është një lojtar, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2022, dhe Juventus tashmë ka kontaktuar me të teksa po kërkon ta rikthejë në Torino.

Paul Pogba F365 2

Sipas La Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë tashmë janë takuar me agjentët e tij. Edhe pse nuk ka ende marrëveshje, synimi i dy palëve është të arrijnë një marrëveshje që do ta kthente atë në Juventus.

Ndërkohë, Juventusi është vënë edhe pas anësorit të Paris Saint-Germain, Angel Di Maria dhe lojtarit të Interit, Ivan Perisic, pasi kontratat e tyre do të përfundojnë këtë verë.

di maria

Di Maria ka pohuar se dëshiron të jetë pjesë e një ekipi konkurrues sezonin e ardhshëm.

Në anë tjetër Perisic nuk dëshiron të rinovojë me Interin me kushtet e ofruara, pasi ai kërkon tre vite kontratë.

Duket se Juventusi është i gatshëm t'ia plotësojë këtë dëshirë lojtarit.

perisic

Më poshtë një formacion se si do të dukej Juventusi nëse do të merrte të tre lojtarët. /Telegrafi/

Screenshot 12 9

lineup 12

telegrafi sport app