Juventusi po e largon Doulas Luizin, e ardhmja e brazilianit sërish në Angli

Douglas Luiz pritet të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar veror, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori brazilian, i cili u transferua kohët e fundit nga Aston Villa, duket se nuk ka bindur trajnerin Igor Tudor, dhe tashmë klubi është i hapur për ta larguar.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Juventusi është i vendosur të përshpejtojë procesin e largimit të Luizit, për të liruar hapësira në skuadër dhe për të vazhduar ristrukturimin e mesfushës.
Interesimi për lojtarin është i lartë nga klubet e Ligës Premier, ku tri skuadra janë të gatshme të hyjnë në garë për nënshkrimin e tij.
Everton, Fulham dhe Manchester United janë kandidatët kryesorë, duke e parë Luizin si një përforcim të vlefshëm për repartin qendror.
Për Luizin, rikthimi në Angli mund të jetë një mundësi ideale, pas eksperiencës së suksesshme që pati te Aston Villa para se të transferohej në Serie A.
Ndërkohë, Juventusi shpreson të përfitojë financiarisht nga shitja, në një kohë kur po punon për të riformuar skuadrën dhe për të hapur vend për prurje të reja. /Telegrafi/


















































