Gazeta spanjolle Marca, shkruan se Juventusi i ka ofruar Cristiano Ronaldos pagë prej 30 milionë euro, ndërsa Real Madridi hiq më pak se 100 milionë euro.

Ishte Tuttosport ajo që e bëri e para publike, duke  e vënë në ballinë fotografinë e tij.


Tani janë spanjollët ata që e bëjnë punë të kryer duke shkruar se Bianconerët i kanë ofruar kontratë katër vite në vlerë 30 milionë euro në sezon.

GettyImages 963083392 Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Oferta është për katër vite dhe është më e lartë për pesë milionë euro se sa ajo e Real Madridit.

Ata e kanë kontaktuar edhe Real Madridin për ta parë disponimin e tyre, pasi Ronaldo ka klauzolë 1 miliard euro.

Gazetari i njohur spanjoll Josep Pedrerol, shumë i afërt me Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon, në emisionin El Chiringuito, thotë se kalimi i Ronaldos në Juventus, është punë e kryer për 100 milionë euro.

36563291 1539253746202248 8016676687003516928 n Fotomontazh e Ronaldos me fanellën e Juventusit

Lojtari më i paguar te Juventusi është Gonzalo Higuain që fiton aktualisht 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa Ronaldo do të fitojë 30 milionë euro, por pa taksa diku rreth 17 milionë euro.  /Telegrafi/

telegrafi sport app