Juventusi mund të kthehet në garë për Joao Cancelo, nëse Interi vendos që të mos e blejë mbrojtësin anësor. 

Sipas Corriere di Torino, Interi nuk do të jetë në gjendje që ta paguajë klauzolën prej 35 milionë eurove, ndërsa huazimi skadon me 31 maj.


Kjo ishte marrëveshja për mbrojtësin portugez i cili nuk e di të ardhmen e tij.

GettyImages 897601506 Joao Cancelo te Interi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juve do të kthehet në garë për mbrojtësin dhe do të tentojë që ta mbyll marrëveshjen që në verë.

Sipas gazetës marrëdhëniet  e mira miqësore mes Valencias dhe Zonjës së Vjetër mund ta bëjnë të mundur transferimin.

GettyImages 919632990 Cancelo është lojtar i Valencias . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Neto dhe Simone Zaza janë larguar nga Torino për të përfunduar te Valencia sezonin e shkuar.

Cancelo është kthyer në lojtar startues në formacionin e Nerazzurrëve, pas fillimit të vështirë që kishte në aventurën e tij në San Siro. /Telegrafi/

telegrafi sport app