LAJMI I FUNDIT:

Juventusi është gati ta shesë Cancelon, City dhe Unitedi në garë

Juventusi është gati ta shesë Cancelon, City dhe Unitedi në garë
Joao Cancelo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Juventusi është i prirur të shesë Joao Cancelon këtë verë, me Manchester City dhe Manchester Unitedit gati për një luftë ofertash për mbrojtësin portugez.

Reprezentuesi i Portugalisë ishte sjellë nga Valencia në verën e kaluar me një kosto prej 40 milionë eurosh pas një viti të kaluar në huazim te Interi.

Paraqitjet e tij këtë sezon nuk e bindën plotësisht trajnerin Massimiliano Allegri, i cili ishte i irrituar nga gabimet e tij në fazën mbrojtëse.


Unitedi ofron 45 milionë euro dhe një lojtar për Cancelon
Lexo po ashtu Unitedi ofron 45 milionë euro dhe një lojtar për Cancelon

Ishte njoftuar se Cancelo ishte pranë largimit për shkak të fërkimit me Allegrin, por trajneri italian tani është shkarkuar dhe situata nuk ka ndryshuar.

Gazeta Tuttosport pretendon se Juventusi ende është i gatshëm të shesë 24-vjeçarin dhe destinacioni i tij duket të jetë Liga Premier.

Man City afër transferimit të Cancelos
Lexo po ashtu Man City afër transferimit të Cancelos

Mediat angleze sugjerojnë se City dhe United po hyjnë në një luftë ofertash, me kampionët e Ligës Premier që shihen si favorit për portugezin që vlerësohet 60 milionë euro.

Megjithatë, kjo do të varet në mënyrë të pashmangshme nëse Manchester City e sheh aktivitetin e transferimeve të bllokuar si pjesë e një hetimi mbi shkeljet financiare të Fair Play-it. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

La Liga
Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Ndërkombëtare
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

La Liga
FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

Ndërkombëtare
Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori